Kjo është jeta e njeriut që jeton prej 40 vitesh në shpellë (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një burrë ka 40 vite që jeton në një shpellë, e cila ndodhet në një mal të provincës veriore Tucuman, Argjentinë. 79-vjeçari Pedro Luca, mbijeton pa elektricitet në shpellën e tij.

Sipas mediave të huaja, kur e merr uria, ai vendos në krahë çiften e tij dhe del për gjah, ndërsa ujin e merr nga një përrua afër vendbanimit të tij.

“Është uji më i pastër dhe më i mirë në botë”, thotë Pedro.

Ai ka shtuar se zjarri është magjik. E si pasojë dita e tij nis gjithmonë duke ndezur zjarr. 79-vjeçari është bërë shumë i famshëm në San Pedro de Colalao dhe kur i bie rruga pranë shpellës, banorët i çojnë ushqime dhe gjëra për të cilat ka nevojë.

Ndërkohë me pensionin e qeverisë (150 dollarë) ai blen qirinj. Pajisja e vetme teknologjike që zotëron është një radio e vogël, por e ka të vështirë të kapë stacione pasi në mal nuk ka shumë valë.

 

Luca thotë se që kur ishte i vogël dëshironte të jetonte në kushte të tilla dhe shprehet se kurrë nuk e ka pyetur veten se pse jeton në shpellë.

q1

q2

q3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-jeta-e-njeriut-qe-jeton-prej-40-vitesh-ne-shpelle-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala