Kjo është gjendja e të paraburgosurve në Kumanovë

Autori:Zekirja Shabani

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, ka thënë se të paraburgosurit në ngjarjen e 9 majit në Kumanovë e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

Sipas tij, ata janë kontrolluar nga mjekët dhe sipas tyre disa nga ta kanë lëndime më të lehta, ndërkaq te disa më të rënda.

Memeti po ashtu tha se nga deklaratat e tyre është mësuar se ata janë lënduar gjatë arrestimit.

Avokati i Popullit po ashtu konfirmon se për një rast është ngritur kallëzim penal ndaj Policisë që ka përdorur dhunë të tepruar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-gjendja-e-te-paraburgosurve-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala