Kisha ortodokse serbe në panik, kërkon ndihmën e Vatikanit për Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Kisha Ortodokse Serbe do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

Kështu ka thënë zyrtari i Kishës, ipeshkvi i Baçkës, Irinej për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se Daçiq me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak të përvetësimit ë trashëgimisë kulturore e të shenjtë ortodokse “me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO”.

“Mendoj se Qeveria serbe në bisedime me UNESCO-n duhet të inkuadrojë edhe përfaqësues të Kishës ortodokse, Akademisë së shkencave, Amën serbe (Matica srpska), diasporën e edhe të tjerë”, ka thënë Irinej.

Ivica Daçiq në fund të korrikut kishte ftuar KOS-n, ASHAS-in që t’i u bashkohen organeve shtetërore në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kisha-ortodokse-serbe-ne-panik-kerkon-ndihmen-e-vatikanit-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala