Kirurgu nga QKUK, me spital privat të paligjshëm në banesën e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk u pengoi që të nesërmen të dalin në punë, ndonëse një natë më parë u shoqëruan në Policinë e Kosovës me dyshimin për veprimtari të jashtëligjshme.

Kirurgu Kushtrim Gashi dhe bashkëshortja e tij anesteziologe, Sebehate Gashi gjatë javës së kaluar janë shoqëruar në polici, pas një aksioni të PK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor dhe Farmaceutik me dyshimin se ata kanë ofruar shërbime kirurgjike dhe të anestezionit në banesën e tyre në Prishtinë pa pasur licencë pune.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se dy të dyshuarit vazhdojnë punën në QKUK pa hasur në asnjë pengesë as nga drejtori i Klinikës së Kirurgjisë e as nga ana e Komisioni disiplinor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, mediet gjatë javës së kaluar kanë thënë se Inspektorati farmaceutik është kyçur në inspektim, tek pasi kirurgut dhe bashkëshortes së tij, i janë gjetur disa lloje ilaçesh, të cilat besohet se janë vjedhur në institucionet publike shëndetësore, konkretisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kirurgu-nga-qkuk-me-spital-privat-te-paligjshem-ne-banesen-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala