Kinezi me 146 iPhone

Autoritetet në Kinë kanë ndaluar një person i cili kishte të lidhur pas trupit të tij 146 telefona iPhone, duke thyer dhe rekordin për tentim-kontrabandimin e telefonave të ngjitur për trupi.
Zyrtarët doganorë thanë se personi në fjalë është parë duke ecur “me ritëm shumë të ngadaltë me shpinë të ngurtë” ndërsa në dorë mbante vetëm një çantë të vogël në pikën kufitare në qytetin Shenzhen, provinca Guangdong në Kinë.
Zyrtarët e detyruan atë të ecte përmes detektorit të metalit, nga ku u kontrollua dhe iu gjetën objektet e metalta të ngjitura për trupi. 126 telefona iPhone i kishte të ngjitur për beli ndërsa edhe 20 të tjerë i kishte ngjitur për këmbë.
Hetuesit thanë se i njëjti person është kapur edhe së paku katër herë më parë për kontrabandim. Ata thanë se në total nga ai janë konfiskuar 511 telefona mobilë. http://www.albeu.com/video-lajme/kinezi-qe-ngjit-ne-trupin-e-tij-146-iphone-video/192248/