Kinezi me 1 milion bletë në trup [FOTO]

Autori:Avdyl Pajaziti

Një kinez është kthyer në qendër të vëmendjes së internetit pasi është mbuluar me më shumë se 1 milion bletë, duke thyer rekordin botëror.

Gao Bingguo, nga provinca Shandong në veri të Kinës, u pickua më shumë se 2 mijë herë gjatë përpjekjes për të vendosur rekordin botëror.

Por adrenalina e 55 vjeçarit sigurisht që nuk e llogariti dhembjen e pickimeve, sepse u kurorëzua me çmimin si rekordmeni i ri botëror për numrin më të madh të bletëve të mbajtura në trup.
Gao njihet në vendin e tij me nofkën “Bee King” (Mbreti i bletëve).

Gao, që ka 35 vjet që merret me këtë punë, filloi të vendoste në trupin e tij bletët mbretëresha në mënyrë që të tërhiqte sa më shumë bletë të tjera rreth vetes.

Ai ndenji me mbi 1 milionë bletë në trup për më shumë se tre orë, vetëm me hundën dhe gojën jashtë./tesheshi

bleta

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kinezi-me-1-milion-blete-ne-trup-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala