Kinezët e “Huawei” punësojnë stafin e Apple

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjiganti kinez i smartphone-ave, Huawei, shpesh është akuzuar nga Apple se i kopjon celularët, por tanimë, mesa duket  po i merr edhe personelin krijues. Huawei ka punësuar drejtoreshën e mëparshme të dizajnit tek Apple, Abigail Sarah Brody, e cila do të punojë tani si drejtoresha e dizajnit të Huawei.

Brody u largua nga Apple në vitin 2011, pasi punoi për kompaninë për gati një dekadë, dhe ishte pjesë e ekipit që projektoi iOS 1 për iPhone-in e parë.

Kompania Huawei është aktualisht e treta në botë për krijimin e telefonave inteligjentë, ku zë 7.5% të tregut, pas Samsung-ut (23.8%) dhe Apple (13.5%).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kinezet-e-huawei-punesojne-stafin-e-apple/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala