Kina tani edhe me “fabrikë prodhimi mushkonjash”

Autori:Zekirja Shabani

Shkencëtarët kinezë në kuadër të luftës kundër etheve tropikale, për të luftuar mushkonjat femra, të cilat shkaktojnë sëmundjen kanë nisur të kultivojnë mushkonja meshkuj, qët mbartin bakterin sterilizues. Gazeta China Daily raporton se në rajonin Guangdong në jug të vendit është ndërtuar një fabrikë, në një park shkencor, ku kultivohen afërsisht 10 milionë mushkonja meshkuj në javë. Këtyre mushkonjave u injektohet bakteri “wolbachia”, i cili gjendet në përgjithësi tek mizat dhe insektet.

Mushkonjat meshkuj të cilët mbartin bakteret, lëshohen në ishullin Shazaj, i cili është 3 km kaytrorë. Mushkonjat femrat të cilat çiftëzohen me mushkonjat meshkuj, për shkak të baktereve bëhen sterile. Kjo mënyrë siguron reduktimin të ndjeshëm në numrin e mushkonjave në rajon për një kohë të përcaktuar. Shi Ciyong nga departamenti Mikrobiologjik në Universitetin Sun Yat-sen njoftoi se me 12 mars është lëshuar grupi i parë i mushkonjave meshkuj në ishull.

Shi ka theksuar se mushkonjat të cilat mbartin bakteriet dhe që kanë një jetë afërsisht për 2 javë,  pasi janë lëshuar me intervale të rregullta është vërejtur një reduktim në masën 90 përqind në numrin e mushkonjave. Në “fabrikën e mushkonjave”,  krahas hulumtuesve kinezë dhe amerikanë marrin pjesë edhe ekspertë nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë dhe nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Guangcou. Vitin e kaluar në Kinë dhe një pjesë e madhe kryesisht në rajonin Guangcou ndaj afërsisht 46 mijë personave u vendos diagnoza e etheve tropikale. 35 mijë të rasteve u gjetën në rajonin Guangcou. Sëmundja e cila injektohet nga mushkonjat femra ka shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kina-tani-edhe-me-fabrike-prodhimi-mushkonjash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala