Kina prodhon iPhone 6S për vetëm 37$ (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Prodhuesit kinez kanë avancuar në ndërtimin e celularëve të rrejshëm të iPhone pasi që një iPhone 6S duket thuajse i njëjti me atë të cilin e kanë bërë kompania Apple
Sidoqoftë, përbrenda dallojnë shumë. Imituesi i telefonit iPhone 6S është thuajse 20 herë më lirë sesa modeli origjinal i cili shitet në SHBA.

Në pamje të dy mjetet janë shumë të ngjashme. P.sh., iPhone kinez ka një ekran 5 inçësh, dhe është në dispozicion në 3 ngjyrat, njëjtë sikur ai origjinal.

Ndërsa rezolucioni i ekranit kinez është 960 x 540, ku ai i origjinalit është 1334 x 750. iPhone kinez operon në sistemin Android në vend të sistemit iOS dhe ka një procesor të dobët, ka vetëm 4GB hapësirë dhe 512MB RAM.

Iphone 6S e ka minimumin e hapësirës prej 16GB e deri në 128GB dhe i ka 2GB RAM. Megjithatë, iPhone kinez e ka edhe një karakteristikë tjetër – ka vend për dy hapësira të kartave SIM, pasi që ashtu i pëlqejnë kinezët.

Modeli i 37$ gjithashtu është i pajisur me një modul 3G. Apple e ka lansuar telefonin e mençur me 25 shtator dhe deri tani i ka shitur më shumë se 13 milion modele të 6S dhe 6S Plus duke thyer rekord vetëm 3 ditë pas lansimit.

“Shitjet kanë qenë fenomenale, i kanë thyer të gjitha parashikimet tona dhe do të mbesnin në historinë e kompanisë Apple”, ka thënë Tim Cook, CEO i kompanisë Apple.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kina-prodhon-iphone-6s-per-vetem-37-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala