Kina ngriti në fluturim avionët luftarakë

Autori:Avdyl Pajaziti

Si pasojë e vdekjes së 4 qytetarëve kinezë nga një bombë e rënë nga avionët luftarakë të Mianmarit në Jug të Kinës, autoritetet kineze kanë dërguar avionët luftarakë të tyre në kufirin me këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, Shin Xinki, njoftoi se pas vdekjes së 4 qytetarëve kinezë nga një bombë e rënë nga avionët luftarakë të Mianmar në rajonin Yunnan ata kanë dërguar avionët e tyre luftarakë për të monitoruar dhe paralajmëruar avionët luftarakë të Mianmarit dhe për ti mbajtur larg ato nga rajoni.

Njoftohet gjithashtu se forcat ajrore të Kinës janë në alarm të nivelit të lartë dhe se janë duke mbajtur nën mbikëqyrje të rreptë kufirin Kinë-Mianmar dhe gjithashtu theksohet se Kina do të marrë masa në kufi për të mbrojtur sovranitetin e hapësirës ajrore kombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kina-ngriti-ne-fluturim-avionet-luftarake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala