Kim Mehmeti: Bashkimi kombëtar është më i vështirë se çlirimi i Kosovës

I pyetur për reagimet e përfaqësuesve të BE-së, por dhe të SHBA-ve, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtarë, Mehmeti thotë se ato reagime i ka parë si “tallje me politikanët tanë”.
“Mos vallë ju mendoni se Washingtoni e Brukseli aq nuk i njohin drejtuesit tanë në Prishtinë e Tiranë, sa mos e dinë se shqiptarët edhe mund r’i bashkosh, por jo edhe përfaqësuesit e “principatave” të tyre politike, jo edhe këta grindavecë që nuk mund t’i mbash mbyllur as në një sallë ku çdonjëri e ka ulësen e vet. Por sido që të jetë, ne si shqiptarë nuk duhet të lejojmë të vdesë ëndrra për një popull, një gjuhë e një shtet”!
“Nëse lejojmë të zhbëhet kjo ëndërr, atëherë do të mbetemi pa të nesërme. Ajo ëndërr do të realizohet, por atë nuk mund ta realizojnë elitat tona të sotme politike, të cilat më shumë e duan pushtetin sesa shtetin e popullin e vet”.
Sipas Mehmetit, kundërshtarët më të mëdhenj të bashkimit të shqiptarëve, janë vet udhëheqësit politikë shqiptarë.