Kim Jong-un, zbulon ilaçin që shëron Aids, Ebola dhe kancerin

Autori:Avdyl Pajaziti

Koreja e Veriut ka krijuar një ilaç çudibërës që jo vetëm që shëron sëmundjen e Aids, por edhe çrrënjos Ebola dhe kancerin, kuptohet nëse se janë për tu besuar raportet e fundit të marra nga agjencionet e këtij vendi.

Në një njoftim thuhet se ilaçi përbëhet nga xhenseni i rritur nga plehu dhe një përzierje e përbërësve tjerë, duke mos zbuluar kështu kombinimin e veçantë.

Vendi diktatorial nga i cili jemi mësuar të dëgjojmë për pretendime të sforcuara rreth të arriturave të saj, thotë se ilaçi do të epet në formë të shiringës (injektues) dhe do të njihet me emrin Kumdang-2”, transmeton lajmi.net.

“Studimi përfshin elemente të rrallë të tokës (ERT) në insam (xhensen) duke aplikuar kështu mikro-plehra”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Republikës Demokratike të Koresë. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kim-jong-un-zbulon-ilacin-qe-sheron-aids-ebola-dhe-kancerin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala