Kim Jong Un ua ndrron edhe orën qytetarëve të tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Koreja e Veriut pritet të ndryshojë zonën kohore, për të festuar kështu çlirimin nga Japonia dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Koreja e Veriut është aktualisht në të njëjtën zonë kohore si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Por gazeta qeveritare e vendit komunist thotë se do e kthejnë orën 30 minuta mbrapa më 15 gusht.

Sipas tyre, “imperialistët djallëzorë japonezë” i kanë imponuar vendit edhe kohën standarde, duke e ndryshuar gjatë pushtimit.

I gjithë gadishulli korean, në atë kohë një vend, ishte 8.5 orë përpara Grinuiçit kur u kolonizuan nga Japonia në vitin 1910.

Koreja e Jugut është e shqetësuar pasi kjo do ndikojë në punën që do bëhet në zonën industriale Kaesong, në pronësi të dy Koreve.

Nuk ka asnjë trupë ndërkombëtare që miraton ndryshimet e zonës kohore në një vend.

Në vitin 2011, Samoa e ndryshoi zonën kohore, duke humbur një ditë. Sipas tyre kjo do e bënte më të lehtë komunikimin me fqinjët Australi dhe Zelandë e Re.

Në vitin 2007, Venezuela vendosi të kthejë orën mbrapsht me gjysmë orë, pasi presidenti Hugo Çavez donte që banorët të përfitonin nga një “shpërndarje më e ndershme e rrezeve të diellit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kim-jong-un-ua-ndrron-edhe-oren-qytetareve-te-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala