Kim Jong Un shpall gjendjen e luftës në kufirin me Korenë e Jugut

Autori:Avdyl Pajaziti

Koreja e Veriut ka vendosur në gjendje gatishmërie trupat ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut, pas shkëmbimit të zjarrit të raportuar së fundmi në kufirin jeshil mes dy vendeve.

Media shtetërore në Penian publikoi urdhrin e dhënë nga udhëheqësi i Penianit, Kim Jong Un, i cili ka deklaruar gjysmë-gjendjen e luftës, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e enjte.

Peniani kërcënoi me ndërmarrjen e sulmeve konkrete nëse Seuli nuk ndërpret “propagandën” kundër veriut komunist.

Në javët e fundit është rritur shumë tensioni në Gadishullin Korean, pasi dy ushtarë koreanojugorë u plagosën rëndë nga disa mina të vendosura në atë që njihet si zona e gjelbër, një zonë e demilitarizuar në kufirin mes dy vendeve, e vendosur që prej shpalljes së armëpushimit.

Koreja e Jugut akuzoi Korenë e Veriut për vendosjen e minave, por kjo akuzë nuk është pranuar nga Peniani.

Korea e Veriut ka lëshuar një predhë drejt Koresë së Jugut. Lajmin e bën të ditur CNN, që bazohet në një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Kundërpërgjigja e koreanojugorëve nuk ka vonuar, pasi mësohet që drejt zonës nga erdhi predha koreanoveriore, u lëshuan 12 “predha jugore”.

Në javët e fundit është rritur shumë tensioni në Gadishullin Korean, pasi dy ushtarë koreanojugorë u plagosën rëndë nga disa mina të vendosura në një zonë joushtarake.

Korea e Jugut akuzoi Korenë e Veriut për vendosjen e minave, por kjo akuzë nuk është pranuar nga veriorët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kim-jong-un-shpall-gjendjen-e-luftes-ne-kufirin-me-korene-e-jugut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala