Kilimanxharo: Konfiskohen 61 majmunë të destinuar për Shqipëri

Autori:Zekirja Shabani

Dy shtetas holandezë janë arrestuar nga Policia pasi kanë tentuar të eksportojnë 61 majmunë në Shqipëri.

Ata u ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar Kilimanjaro (AKI), para se avioni i mallrave të fluturonte me majmunët.

Ata paraqitën dokumente me të cilat kanë tentuar t’i paraqesin si leje për transportin e majmunëve, por rezultoi se leja ishte lëshuar në mënyrë korruptive pasi Ministria e Burimeve Natyrore në Tanzani ka vendosur bllokimin e tregtimit të kafshëve të egra jashtë vendit.

Ky urdhër hyri në fuqi më 20 mars të këtij viti, raporton Insideri.

Holandezët janë vëllezërit Artem Alik Vardanyan, 52-vjeç, dhe Eduard Alik Vardanyan, 44-vjeç, të cilët punojnë si menaxherë hotelesh, ka bërë të ditur komandanti rajonal i policisë së Kilimanjaros, Wilbroad Mutafungwa.

Kafshët do të transportoheshin me një avion mallrash nga Afrika e Jugut, por zyrtarët e aeroportit u thanë holandezëve se nuk kishin kafshë për të eksportuar.

Më herët, një pakistanez u dënua me burg për kontrabandë kafshësh të egra, pasi kontrabandoi 152 kafshë të tilla. Ai thuhet eksportoi 4 gjirafa për në Doha të Katarit, duke përdorur një avion ushtarak. Gjykata e ka dënuar me 30 vite burg në mungesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kilimanxharo-konfiskohen-61-majmune-te-destinuar-per-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala