Kifle me mi për nxënësit e kryeqytetit

Autori:Zekirja Shabani

Miu që u gjet në kiflet, të ciliat u shërbyen për nxënësit e shkollës “Meto Bajraktari”, në Prishtinë del të jetë “gatuar” në kompaninë Beni Dona.

Komuna e Prishtinës ka shkëputur kontratën për furnizim me kifle të kësaj kompanie dhe ka paralajmëruar padi ndaj drejtuesve të saj.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, ka thënë se rasti ka ndodhur të mërkurën, kur edhe janë bërë inspektimet në të gjtha njësit ku prodhon kifle kompania Beni Dona dhe njëra nga to është mbyllur.

Sejdiu ka thënë se nuk do të lejojnë të rrezikohet shëndeti publik dhe do të marrin masa ndaj të gjith atyre që bëjnë këtë.

miu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kifle-me-mi-per-nxenes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala