KFOR-i ndihmon qendrat e mjekësisë familjare

KFOR-i italian i dhuroi të hënën Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet aparatura për matjen e sheqerit në gjak, tensionit, temperaturës, ultrazë për kërdhokulla si dhe aparate të tjera.
Me kësi pajisje do të ndihmohet edhe qendra mjekësore në fshatin Sharban të Prishtinës.
Me këtë rast, koloneli Corado Benzi tha se është një nder i madh për Italinë që t`i ndihmojë këto institucione shëndetësore.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se i janë shumë mirënjohës paqeruajtësve të KFOR -it për ndihmën e dhënë, njofton Klan Kosova.