KFOR-i bashkë me Policinë mbajnë ushtrim për kontrollin e trazirave

Autori:Avdyl Pajaziti

Njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë sot një ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të KFOR-it, qëllimi i ushtrimit është për të rritur aftësinë e forcave të NATO-së në Kosovë për të ruajtur gatishmërinë e trupave dhe të rrisë fleksibilitetin operacional të njësive në fjalë.

“Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it është një objektiv themelor i periudhës së ushtrimit” thuhet mes tjerash në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kfor-i-bashke-me-policine-mbajne-ushtrim-per-kontrollin-e-trazirave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala