KFOR heq pikën vëzhguese në Mitrovicë

KFOR po çmonton postbllokun përgjatë rrugës Mitrovica-Leposaviç, në veri të lumit Ibër. Kjo për shkak se është konsideruar i panevojshëm. KFOR ka njoftuar se pika e njohur tek trupat e KFOR-it si Pika Vëzhguese (PV) “Cooke” e formuar me qëllim që të sigurojë liri të lëvizjes në rajon, tani është duke u çmontuar.
PV “Cooke” qëndron përgjatë lumit Ibër, aty ku gjendet edhe shkritorja e Trepçës. “Situata e sigurisë në Piken Vëzhguese “Cooke” dhe rreth saj është përmirësuar dukshëm dhe liria e lëvizjes sigurohet nga Policia Kufitare e Kosovës”, ka thënë Koloneli i Ushtrisë Amerikane Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh Luftarak – Lindje, trupat e të cilit kanë pasur përgjegjësi ta ruajnë atë pike gjatë tre muajve të fundit.