Këto zona të Prishtinës sot nuk do të kenë ujë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania e Ujësjellësit Rajonal KUR ”Prishtina”sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ”Kolovica”, “Sofalia”, “Tasligje” dhe rrugës ”Nazim Gafurri”në Prishtinë, se sot duke filluar nga ora 09:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Shkaqet e ndërprerjes së furnizimit me ujë, sipas “KUR Prishtina” janë të natyrës teknike – më konkretisht, dëmtimi i gypit me diametër fi 500 mm, furnizues i të gjitha zonave të lartëcekura.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë të detyruar të ndërpresin furnizimin deri në sanimin e dëmtimit.

Sipas tyre, sanimi mund të zgjasë prej 4-6 orë, prej momentit të ndërprerjes së furnizimit me ujë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-zona-te-prishtines-sot-nuk-do-te-kene-uje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala