Këto vende nuk do të kenë rrymë nesër

Autori:Gazeta Fjala

KEDS-i njofton se nesër në disa vende të Kosovës nuk do të ketë rryme. Sipas njoftimit, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.

Ja njoftimi i plotë i KEDS-it:

“Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit

I

KEDS SH. A. njofton se më 20.01.2016, në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:

Dalja 10 kV Juniku prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave).

II

Më 20.01.2016 në NS 35/10kV Xërxa do të shkyçet:

Dalja 10kV Dejnit nga ora 09:30 deri në orën 16:00

Gjatë kësaj kohe do te mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Ratkoci, Denji, Dobidoli, Qifllaku, Polluzha, Kazniku, Guri I Kuq, Kramoviku, Rakovina dhe Seperacionet.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave).

III

Më 20.01.2016 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Mushtishti prej orës 09:30 deri 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Bukoshi, Vraniqi, Mushtishti, Dvorani, Popolani, Delloc, Maqiteva dhe Baqevci.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave ).

IV

Më 20.01.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

LP 10 kV Gadime prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

Shkyçja bëhet në stabilimentin shpërndarës Gadime.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi dhe Vrella.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave ).

V

Më 20.01.2016 në NS 35/10 kV Drenas do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gllobari prej orës 09:30 – 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatovë, Gllanasella dhe Dobrosheci.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave ).

VI

Më 20.01.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

LP Qytet dhe Fshatra prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

Pa energji do të mbesin vendbanimet: TMK-1, TMK-2, Podrangja, Doberlluka, Sllatinë, Banjskë, Pasomë, Tërllobuq dhe Smrekonicë.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave ).

VII

Më 20.01.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Muçivërci prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Berivojcë, Qarrakofc, Dajkovc, Shipashnica e Ulët, Muçivërc, Rogoçicë, Novosella, Karaçeva e Ulët dhe e Epërme.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave ).

VIII

Më 20.01.2016 në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat 1 prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapashtica, Sekiraqa, Gllamnik, Konushevci, Burica dhe Penuha.

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave )”, thuhet në njoftim

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-vende-nuk-do-te-kene-rryme-neser/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala