Këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

​Korporata Energjetike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media tregon për vendet ku gjatë ditës së sotme do të ketë shkyçje të rrymës.

Shkyçjet po bëhen për shkak të punimeve që është duke kryer kjo kompani si: ndërrimit të shtyllave të vjetra, për shkak të revizionit të rregullt vjetor, me qëllim të realizimit të projekteve për zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit nga ana e KEDS-it, me qëllim të vendosjes së shtyllave të tensionit të lartë dhe për shkak të pastrimit të trasesë.

Këto janë edhe arsyet e lajmërimit të këtyre shkyçjeve. Më poshtë gjeni kohën dhe vendet se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sipas njoftimit të KEDS-it.

KEDS Sh.A. njofton se më 11.08.2015 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat prej orës 09:00-12:00 dhe nga 15:00-18:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magurja(një pjesë), Medvevci, Dobraja, Rreze, Blinaja, Qylage, Poturovci, Torine Poturovc, Gllanicë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të projekteve për zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit nga ana e KEDS-it.

II

Më 11.08.2015 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat – Kraishta prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Rufci, Halilaqi, Ribar i Madhë, Ribar i Vogël, Zllakuqani, Kraishta, Bujani, Bregu i Zi, Godanci dhe Varigovci.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave të djegura në LP 10 kV.

III

Më 12.08.2015 në NS 35/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lakuriqi 1 prej orës 11:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Zahir Pajazit,Beteja e Vërrinit, Astrit Suli, Gustav Majeri, Petrit Bytyqi, Ardianët, Martin Camaj, Paqja, Sylejman Rotlla.

Dalja 10 kV Çlirimi i popullit prej orës 12:00 deri në orën 12:30

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Mbreti Zog, Farkëtarët, Remzi Ademi, Adem Jashari, Saraqët, Bajrakli, Buja Godeni, Rifat Krasniqi, Medine, Fehmi Lladrovci, Sheshi Lidhja Shqiptare, Xhemil Doda dhe Shtëpia e Kulturës.

Dalja 10 kV Lakuriqi 4 prej orës 12:30 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Salajdin Braha, Sylejman Rotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti.

Shkyçja realizohet për shkak të revizionit të rregullt vjetor.

IV

Më 11.08.2015 në NS 35/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lakuriqi 1 prej orës 11:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Zahir Pajazit, Beteja e Vërrinit, Astrit Suli, Gustav Majeri, Petrit Bytyqi, Ardianët, Martin Camaj, Paqja, Sylejman Rotlla.

Dalja 10 kV Çlirimi i popullit prej orës 12:00 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Mbreti Zog, Farkëtarët, Remzi Ademi, Adem Jashari, Saraqët, Bajrakli, Buja Godeni, Rifat Krasniqi, Medine, Fehmi Lladrovci, Sheshi Lidhja Shqiptare, Xhemil Doda dhe Shtëpia Kulturës.

Dalja 10 kV Lakuriqi 4 prej orës 12:30 deri në orën13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Salajdin Braha, Sylejman Rotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti.

Shkyçja realizohet për shkak të revizionit të rregullt vjetor.

V

Më 11.08.2015 në TS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:

LP 10 kV Kllokoti nga ora 11:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Remniku, Kllokoti, Budrika, Skifterajt etj.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes së shtyllave të tensionit të lartë.

Më 11.08.2015 NS 110/10(20) kV Istog do të shkyçet:

Dalja 10 kV Vrella prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkëmbi, Vëllezërit Mustafaj, Manastiri, HE Istog, Istog Shema, Ukaj, Cerce( Kaliqanët, Rugovët, Haskajt, Regjajt, Lubozhdë ( Lajqët, shkolla), Vrella ( pompa, Demajt, teute1, teuta2, xhamija, guri, kulla, stup, perkiqt, studenice pompa, magjarët, ramqaj, xhamia, sadikajt, NN makoni, Cerce, Regjajt, Dritonicom Istog, lagja e gasturanëve, lagja kaliqanëve cerce, separacioni aliu, blakajt istog.

Shkyçja bëhet për shkak të pastrimit të trasesë.

KEDS paralajmëron se shkyçje do të ketë edhe nesër. E për këtë ditë do të shkyçet NS 110/35/10 kV Lipjan: Lp 35 kV Shtime prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin të gjithë konsumatorët që furnizohen nga nënstacioni 35/10 kV Shtime, duke përfshirë qytezën dhe fshatrat.

Edhe kjo shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-vende-do-te-mbesin-sot-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala