Këto ushqime duhet ti ringrohni sepse mund të ju helmojnë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë.

Disa ushqime mund të konsumohen pas ringrohjes së tyre, por disa të tjera mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin. Ja disa ushqime të cilat nuk këshillohen të ringrohen për herë të dytë apo të tretë.

ushqime te ndenjuraSpinaqi: ky ushqim rekomandohet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij. Sipinaqi përmban një sasi të lartë nitratesh të cilat shëndërrohen në nitrite pasi ngrohen. Kjo do të thotë se spinaqi i ringrohur mund të prodhojë qeliza kancerogjene në trup.

Selinoja: është e përdorshme kryesisht në përgatitjen e surave. Selinoja përmban nitrate si spinaqi, që do të thotë se ndodh i njëjti proces pas ringrohjes, nitratet shëndërrohen në nitrite.

Panxhari: ky perim përmban gjithashtu nitrate dhe mund të rezultojë i dëmshëm nëse ju e ringrohni atë.

Patatet: patatet kanë vlera të larta ushqyese, por nëse i lini të qëndrojnë një ditë apo më shumë ato mund t’i humbasin këto veti të mira.

Vezët: vezët mund të rezultojnë vdekjeprurëse nëse ato qëndrojnë disa ditë të gatuara dhe të pakonsumuara.

Mishi i pulës: nëse hani mishin e pulës të nesërmen pasi është përgatitur mund të shkaktojë probleme në tretje sepse struktura e proteinave të gjendura në pulë ndryshon të nesërmen.

Kërpudhat: janë një ndër ushqimet më të rrezikshme nëse i konsumoni disa ditë pasi janë gatuar dhe i ringrohni ato. Është e rekomanduar që kërpudhat të konsumohen menjëherë pas përgatitjes. Nëse i hani ditën e nesërme, hajini të ftohta dhe mos i ringrohni ato sepse mund të shkaktojnë probleme me tretjen, madje edhe me zemrën. /shendeti.com.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-ushqime-duhet-ti-ringrohni-sepse-mund-te-ju-helmojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala