Këto krime do ti gjykoj Gjykata Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Në draft-ligjin e hartuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Gjykatës Speciale, tw cilin e ka publikuar Gazeta Express jaepen detajet se çfarë do të votojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nga 9 kapituj dhe 65 nene Gazeta Fjala ka nxerrë vetëm pjesët e kompetencave të gjykatws për krimet që do ti gjykoj.

Lexojini në vazhdim se cilat krime do ti gjykoj kjo gjykatë:

 

Neni 13 – Krimet Kundër Njerëzimit sipas së Drejtës Ndërkombëtare

  1. Për qëllime të këtij ligji, në bazë të së drejtës zakonore ndërkombëtare gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të Specializuara, krime kundër njerëzimit janë veprat e paraqitura në vijim, kur ato kryhen si pjesë e ndonjë sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile, duke qenë në dijeni për sulmin:
  2. vrasja,
  3. shfarosja,
  4. skllavërimi,
  5. dëbimi,
  6. burgosja,
  7. tortura,
  8. përdhunimi seksual, skllavërimi seksual, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e detyruar dhe çdo formë tjetër e dhunës seksuale,
  9. përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare,
  10. zhdukja e detyruar e personave dhe
  11. veprimet e tjera çnjerëzore.

 

Neni 14 – Krimet e Luftës sipas së Drejtës Ndërkombëtare

 

  1. Për qëllime të këtij ligji, sipas së drejtës ndërkombëtare zakonore gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të specializuara, me krime të luftës nënkuptohet:
  2. shkeljet e rënda të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht 1949, duke i përfshirë veprat në vijim të kryera kundër personave apo pronës që janë të mbrojtur me dispozitat e Konventës përkatëse të Gjenevës:

(i) vrasjen e qëllimshme,

(ii) torturën apo trajtimin çnjerëzor, përfshirë eksperimentet biologjike,

(iii) shkaktimin e qëllimshëm të vuajtjeve të rënda, apo lëndimeve të rënda të trupit

apo shëndetit,

 

(iv) shkatërrimin masiv dhe marrjen e pronës, të paarsyetuara me domosdoshmëri ushtarake dhe të kryera në mënyrë të paligjshme dhe pa shkak,

(v) detyrimin e të burgosurve të luftës apo të personave të tjerë të mbrojtur që të  shërbejnë në forcat e armikut,

(vi) privimin e qëllimshëm të burgosurve të luftës apo të personave të tjerë të mbrojtur nga e drejta për proces gjyqësor të drejtë dhe të rregullt,

(vii) dëbimin apo transferimin e paligjshëm apo izolimin e paligjshëm dhe

(viii) marrjen e pengjeve.

  1. Shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe zakoneve të zbatueshme në konflikte të armatosura ndërkombëtare, të njohura si të tilla në të drejtën ndërkombëtare zakonore, duke i përfshirë veprat e paraqitura në vijim, por jo vetëm ato:

(i) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër popullatës civile apo kundër civilëve

individualë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në luftime,

(ii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër objekteve civile, pra, objekteve që nuk janë caqe ushtarake,

(iii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive apo automjeteve që janë të përfshira në dhënien e ndihmës humanitare apo në misione paqeruajtëse në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, nëse ato e gëzojnë mbrojtjen që ju jepet civilëve apo objekteve civile me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura,

(iv) nisjen e qëllimshme të sulmit duke e ditur se ky sulm do të shkaktojë humbje të rastësishme të jetës apo lëndimin e civilëve apo dëme ndaj objekteve civile apo dëme të gjera, afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror [për të cilat është e qartë se do të jenë të tepruara në lidhje me përparësinë ushtarake të përgjithshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë që pritet],

(v) sulmimin apo bombardimin, me çfarëdo mjete, të qyteteve, fshatrave, vendbanimeve apo ndërtesave që janë të pambrojtura dhe që nuk janë caqe ushtarake,

(vi) vrasjen apo plagosjen e ndonjë luftëtari i cili, pasi që i ka dorëzuar armët e tij apo i cili më nuk ka mjete për mbrojtje, është dorëzuar pa kushte,

(vii) përdorimin jo të duhur të flamurit të armëpushimit, të flamurit apo shenjave ushtarake dhe uniformave të armikut apo të Kombeve të Bashkuara, si dhe të emblemave dalluese të Konventave të Gjenevës, që rezulton me vdekje apo me lëndime të rënda personale,

(viii) transferimin, e drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nga ana e forcave okupuese të pjesëve të popullatës së vet civile nëpër territoret që ajo i okupon, apo dëbimin apo transferimin e të gjithë popullatës apo të ndonjë pjese të popullatës së territorit të okupuar brenda apo jashtë atij territori,

(ix) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave të dedikuara për religjion, arsim, art, shkencë apo për qëllime bamirësie, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë të mbledhur të sëmurit dhe të plagosurit, nëse ato nuk janë caqe ushtarake,

(x) nënshtrimin e personave të cilët janë nën autoritetin e palës kundërshtare ndaj gjymtimeve fizike apo ndaj çfarëdo eksperimenti mjekësor apo shkencor që nuk arsyetohet me trajtimin mjekësor, stomatologjik apo spitalor të personit përkatës e as që nuk kryhen për interesin e tij, [dhe që do ta shkaktojnë vdekjen e atij personi apo personave apo rrezikimin e rëndë të shëndetit të tyre],

(xii) deklarimin se nuk do të ketë mëshirë,

(xiii) shkatërrimin apo sekuestrimin e pronës së armikut nëse ai shkatërrim apo sekuestrim nuk kërkohet me doemos nga domosdoshmëria e luftës,

(xiv) shpalljen e të drejtave dhe veprimeve të bashkëkombësve të palës armiqësore si të shfuqizuara, të pezulluara apo të papranueshme para gjykatës,

(xv) detyrimin e bashkëkombësve të palës armiqësore për të marrë pjesë në operacionet e luftës të drejtuara kundër shtetit të tyre, edhe nëse ata kanë qenë në shërbimin e palës ndërluftuese para fillimit të luftës,

(xvi) plaçkitjen e ndonjë qyteti apo vendi, edhe kur ai merret përmes sulmit,

(xvii) përdorimin e helmeve apo e armëve të helmuara,

(xviii) përdorimin e gazrave asfiksues, helmues apo të tjerë, dhe e të gjitha llojeve të lëngjeve, materialeve apo pajisjeve analoge,

(xix) përdorimin e plumbave që zgjerohen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, si plumbat me mbështjellës të fortë i cili nuk e mbulon plotësisht pjesën qendrore apo që shpohet me prerje,

(xx) përdorimin e armëve, predhave dhe materialeve dhe metodave të luftës të cilat janë të asaj natyre që shkaktojnë lëndime të tepruara apo vuajtje të panevojshme apo të cilat vetvetiu nuk bëjnë dallim në shkeljen e të drejtës ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, duke qenë se këto armë, predha dhe materiale dhe metoda të luftës i nënshtrohen [një ndalimi gjithëpërfshirës dhe janë të përfshira në shtojcën e këtij statuti me anë të një amendamenti në përputhje me dispozitat përkatëse të përcaktuara në Nenet 121 dhe 123],

(xxi) cenimin e dinjitetit personal, në veçanti trajtimet poshtëruese dhe denigruese,

(xxii) dhunimet seksuale, skllavërimi seksual, prostituimi i detyruar, shtatzënia me dhunë, sterilizimi i detyruar, ose çdo formë tjetër e dhunës seksuale që po ashtu përbënë shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës,

(xxiii) përdorimin e pranisë së ndonjë personi civil apo person tjetër të mbrojtur për t’i bërë pikat, zonat apo forcat e caktuara ushtarake të paprekura nga operacionet ushtarake,

(xxiv) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive dhe transportit mjekësor dhe personelit që përdorë emblema dalluese të Konventave të Gjenevës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,

(xxv) përdorimin e qëllimshëm të urisë së civilëve si metodë e luftimeve duke ua mohuar atyre objektet që janë të pashmangshme për mbijetesë, përfshirë pengimin me paramendim të furnizimeve të ndihmave ashtu siç parashihet në Konventat e Gjenevës,

(xxvi) rekrutimin e fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetëvjeçare në forcat e armatosura të shtetit apo shfrytëzimi i tyre për të marrë pjesë aktive në luftime.

  1. Në rast të ndonjë konflikti të armatosur që nuk është i karakterit ndërkombëtar, shkeljet e rënda të Nenit 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, duke i përfshirë veprat në vijim të kryera kundër personave që nuk janë pjesë aktive e luftimeve, përfshirë kundër pjesëtarëve të forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe atyre që janë hors de combat [jashtë veprimit] për shkak të sëmundjes, plagëve, paraburgimit apo ndonjë arsyeje tjetër:
  2. i) dhuna kundër jetës dhe personit, në veçanti vrasjet e të gjitha llojeve, gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura,
  3. ii) cenimi i dinjitetit personal, në veçanti trajtimet poshtëruese dhe degraduese,

iii) marrja e pengjeve,

  1. iv) shqiptimi e dënimeve dhe kryerja e ekzekutimeve pa gjykime paraprake të shpallura nga ndonjë gjykatë e themeluar në mënyrë të rregullt, që siguron të gjitha garancitë gjyqësore që janë të pranuara në përgjithësi si të domosdoshme.
  2. Shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe të zakoneve të zbatueshme në konflikte të armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, të njohura si të tilla në të drejtën zakonore ndërkombëtare, duke i përfshirë veprat në vijim, por jo vetëm ato:
  3. i) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër popullatës civile apo kundër civilëve individualë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në luftime,
  4. ii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive dhe transportit mjekësor dhe personelit që përdorë emblema dalluese të Konventave të Gjenevës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,

iii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër personelit, instalimeve, materialeve, njësive apo automjeteve që janë të përfshira në dhënien e ndihmës humanitare apo në misione paqeruajtëse në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, nëse ato e gëzojnë mbrojtjen që ju jepet civilëve apo objekteve civile me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura,

  1. iv) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave të dedikuara për religjion, arsim, art, shkencë apo për qëllime bamirësie, monumenteve historike, spitaleve dhe vendeve ku janë të mbledhur të sëmurit dhe të plagosurit, nëse ato nuk janë caqe ushtarake,
  2. v) plaçkitjen e ndonjë qyteti apo vendi, edhe kur ai merret përmes sulmit,
  3. vi) dhunimet seksuale, skllavërimi seksual, prostituimi i detyruar, shtatzënia me dhunë, sterilizimi i detyruar, ose çdo formë tjetër e dhunës seksuale që po ashtu përbënë shkelje të rëndë të Nenit 3 i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës,

vii) rekrutimin e fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetëvjeçare në forcat ose grupet e armatosura apo shfrytëzimi i tyre për të marrë pjesë aktive në luftime,

viii) urdhërimin e zhvendosjes së popullatës civile për arsye që lidhen me konfliktin, përveç nëse kjo kërkohet nga arsyet që lidhen me sigurinë e civilëve të përfshirë dhe me domosdoshmërinë ushtarake,

  1. ix) vrasjen apo plagosjen tradhtare të luftëtarit të armikut,
  2. x) deklarimin se nuk do të ketë mëshirë,
  3. xi) nënshtrimin e personave të cilët janë nën autoritetin e palës tjetër në konflikt ndaj gjymtimeve fizike apo ndaj çfarëdo eksperimenti mjekësor apo shkencor që nuk arsyetohet me trajtimin mjekësor, stomatologjik apo spitalor të personit përkatës e as që nuk kryhen për interesin e tij, [dhe që do ta shkaktojnë vdekjen e atij personi apo personave apo rrezikimin e rëndë të shëndetit të tyre],

xii) shkatërrimin apo sekuestrimin e pronës së armikut nëse ai shkatërrim apo sekuestrim nuk kërkohet me doemos nga domosdoshmëria e konfliktit,

xiii) përdorimin e helmeve apo e armëve të helmuara,

xiv) përdorimin e gazrave asfiksues, helmues apo të tjerë, dhe e të gjitha llojeve të lëngjeve, materialeve apo pajisjeve analoge dhe

  1. xv) përdorimin e plumbave që zgjerohen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, si plumbat me mbështjellës të fortë i cili nuk e mbulon plotësisht pjesën qendrore apo që shpohet me prerje.

 

  1. Neni 14(1)(c) dhe (d) vlejnë për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtare dhe nuk vlejnë për situatat e prishjes së rendit dhe tensioneve të brendshme, siç janë trazirat, veprimet e izoluara apo sporadike të dhunës dhe veprimet e tjera të një natyre tëngjashme. Ato vlejnë për konfliktet e armatosura që ndodhin në territorin e ndonjë shteti kur ekziston konflikt i armatosur i zgjatur mes organeve të autoritetit dhe grupeve të armatosura të organizuara apo mes grupeve të tilla.

 

Neni 15 – Krime të tjera sipas së drejtës së Kosovës

  1. Në varshmëëri tëë nenit 12 dhe nëë pajtueshmëri me Rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, të ndryshuar me Rregulloren 2000/59 të UNMIK-ut, ligjet penale materiale në fuqi gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të specializuara sipas së drejtës së Kosovës kanë qenë:
  2. Kodi Penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (1976); dhe
  3. Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (1977); ose
  4. Çdo ligj penal material më i butë që ka qenë në fuqi nga viti 1989 deri në korrik 1999/27 tetor 2000.
  5. Kapitulli XXXII, nenet 384-386, 388, 390-407, dhe kapitulli XXXIII nenet 409-411, 415, 417, 419, 421, dhe Kapitullin XXXIV, nenet 423-424 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2012, Ligji 04/L-082, zbatohen për procedurat zyrtare dhe zyrtarët e Dhomave të specializuara, Zyrës së regjistrimit dhe Prokurorisë së specializuar. Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi këto vepra kur ato ndërlidhen me procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-krime-do-ti-gjykoj-gjykata-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala