Këto kompani të naftës kanë falimentuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Të paktën 6 kompani të karburanteve, grosistë dhe të tregtimit me pakicë janë përfshirë në procedurat e falimentit, ndërsa të tjera janë në vështirësi.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në listën e subjekteve të naftës që janë përfshirë në faliment janë dy kompani, që dikur kanë qenë në pronësi të Rezart Taçit, si Taçi Oil shpk dhe KUID markat e tregtimit me pakicë të Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kjo e fundit është e pezulluar që nga dhjetori 2014 dhe po përballet me kërkesat e kreditorëve për shlyerjen e detyrimeve.

Kompania tjetër FISHEKU e përfshirë tre vite më parë në kontrabandën e naftës virginie, është  përfshirë në listën e të falimentuarve.

Gjithashtu, kompanitë Kuqja  Oil, Kanina Petrol, Eurodrini kanë janë në procedura falimenti. Pavarësisht se, konsumi i naftë në vend ka ardhur gjithnjë e në rritje, eksperienca ka treguar se ky lloj biznesi është i vështirë. Konkurrenca e madhe dhe pamundësia për të ruajtur cilësinë ka krijuar flluska të mëdha në këtë biznes.

Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nafta është një biznes shumë i vështirë dhe me marzhe mjaft të ulëta fitimi, çka bën që të jetë sektori i vetëm ku ka falimentime në masë.

“Në vit falimentojnë 2-3 shoqëri të mëdha”. Aktualisht IT Oil dhe Tea Group janë dy kompani që janë në vështirësi dhe po dalin nga tregu.

Kompanitë e naftës në faliment:

KANINA-PETROL sh.p.k

KUQJA OIL sh.p.k

TACI OIL sh.p.k.

KUID sh.p.k.

FISHEKU sh.p.k.

EURODRIN TRADING shpk

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-kompani-te-naftes-kane-falimentuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala