Xhamitë e para u shfaqën në shekullin e 7’të, ku Xhamia e Madhe dhe Masjid al-Haram në Arabi Saudite datojnë që nga viti 638 pas Krishtit, që janë më të vjetrat në botë.
Që nga atëherë, mijëra xhami janë ndërtuar në të gjithë botën, me disa prej tyre me një arkitekturë që të lë pa frymë.
Fillimisht e ndërtuar për t’u lutur dhe mësuar nga komunitetet myslimane, Xhamia e Madhe konsiderohet si një prej më spektakolareve që mbulon 3.8 milion metra katrorë dhe mund të mbajë rreth katër milionë njerëz.
Ka gjithashtu xhami të tjera të cilat janë me të vërtetë të bukura, një prej të cilave është edhe Xhamia e Sheikut Zaid në Abu Dhabi.
Të gjitha këto xhami të bukura anë e mbanë botës shfaqin një mozaik të mahnitshëm që tërheqin mijëra turistë çdo vit, për t’i parë dejat e tyre arkitektonike.
Më poshtë mund t’i shihni xhamitë më të bukura në botë:
Kjo është Xhamia e Sheikut Zeid në Abu Dhabi, që zgjati 10 vite për t’u ndërtuarKështu duket nga brendaKjo është xhamia al-Aksa në Jeruzalem, që thuhet të jetë vendi i treti më i shenjtë për myslimanët pas Mekës dhe MedinësXhamia Putra në Malejzi ka hapësirë për 15,000 praktikues të fesë IslameKjo është xhamia Al-Masjid an-Nabawi në Medinë, Arabi SauditeKjo është Xhamia e Kaltër që ndodhet në zemër të Mazar-i-Sharif, AfganistanKjo është xhamia tjetër e mrekullueshme Nur-Astana në KazakistanKjo është xhamia e sulltanit Salahuddin Abdul Aziz Shah në Malejzi, që konsiderohet të jetë ndërtesa me çatinë hark më të madhe në botëXhamia Badshahi apo ‘Xhamia e Perandorit’ ishte ndërtuar më 1673 nga perandori Mughal Aurangzeb në Lahore, PakistanRreth 2 milionë pelegrinë mblidhen në Xhaminë e Madhe në Mekë para fillimit të pelegrinazhit islamik, HaxhitXhamia e Siddiqua Fatima Zahra ndodhet në qytetin Dahiya Abdullah Mubarak në Kuvajt dhe mund të mbajë 3500 meshkuj dhe 500 femra në një hapësirë të ndarëXhamia e Kaltër historike në Stamboll është ndërtuar më 1609 por ende është një atraksion turistik, për shkak të dizajnit të mrekullueshëm arkitektonikXhamia unike ‘Hassan II’ në Maroko është padyshim më e bukura në këtë listë, dhe e cila ka thyer rekordin duke u bërë xhamia më e lartë në botëXhamia moderne ‘Assyakirin’ në qendër të Kuala LumpurQarkorja e mrekullueshme: Myslimanët luten përballë Qabes në xhaminë e artë ‘Masjid al-Haram’ në Arabi SauditeKjo është Xhamia e Kristaltë në MalejziKjo është Xhamia Ubudiah në Malejzi, njëra nga më të bukurat në këtë vendMe kulla të larta si të përrallave, dritare të mëdha dhe çati të kaltër, Xhamia Kul Sharif duket mjaft mbresëlënëse. Ndërtesa përmban shënime të ndryshme që e tregojnë historinë e Islamit.E ndërtuar në mes të 1856 dhe 1858, Xhamia Omar Ali Saifuddien në Brunei është thjeshtë e bukur.Xhamia e vezirit Khan në Pakistan zgjati 7 vite për t’u ndërtuar dhe është një nga ndërtesat e vjetra më të bukura në botë /lajmi.net
Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.