Këto janë veturat për të cilat u arrestua prokurorja Vahide Badivuku (Video/Foto)

Në këtë video të publikuar më poshtë, e të realizuar nga emisioni Drejtësia në Kosovë, shihet aksioni policor i dhjetorit të vitit të kaluar kundër disa fajdexhinjve, e me të cilët së fundi rezultoi të ketë hyrë në pazare edhe prokurorja e krimeve të rënda Vaide Badivuku.
Prokurorja Vaide Badivuku është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kërkonte 22 mijë euro që të lironte disa vetura të cilat policia i kishte konfiskuar kohë më parë në një aksion kundër fajdexhinjve.
Prokurorja Badivuku ishte arrestuar me 5 mijë euro në çantën e saj derisa ishte nisur për në Austri për pushime te vajza e saj.