Këto janë telashet e kosovarëve

Autori:Zekirja Shabani

Papunësia, korrupsion e ekonomia janë problemet kryesore që i preokupojnë qytetarët në të gjithë rajonin. Por, në Kosovë me të gjitha këto telashe janë më të shqetësuar banorët se në Serbi, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë.

Rezultatet e anketës “integriteti i Policisë në Kosovë dhe rajon”, të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë,  tregojnë se 81 për qind e të anketuarve në Kosovë e shohin papunësinë si problem ndërsa në mal të zi vetëm 62 për qind, transmeton Gazeta Fjala.

problemet

Edhe për nga korrupsioni Kosova prinë me shkallën e lartë të përceptimit të qytetarëve për këtë fenomen në raport me vendet e rajonit. Në Kosovë 58 për qind e të anketuarve e shohin si problem kryesor korrupsionin, ndërsa në Mal të zi 24 për qind derisa në Serbi 29 për qind./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-telashet-e-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala