Këto janë risitë e iPhone që del në shtator

Autori:Avdyl Pajaziti

Celulari më ri i Apple, pritet të quhet iPhone 7 por ka zëra që aludojnë se mund të emërtohet edhe iPhone 6S. Gjithsesi ai do të ketë disa ndryshime në krahasim me iPhone 6.

Apple pritet që lëvizjen e radhës për iPhone-n e ri ta bëjë në shtator përmes një eventi special siç është bërë traditë. Prezantimi i iPhone të ri vjen në të njëjtën kohë kur iOS9 është shpallur se do të lëshohet zyrtarisht për përdorim. Por ndërkohë iOS9 është duke u përdorur në versionin Beta.

Eksperti Ming-Chi Kuo, që shquhet për parashikimet e tij të sakta për prodhimet e Apple, ka publikuar në blogun japonez të Apple, disa nga tiparet e iPhone 7. Kuo thotë se Apple do të bazohet në Apple Watch për materialin me të cilin do të prodhohet iPhone i ri.

Sipas tij, do të përdoret i njëjti alumin, i serisë 700, që është përdorur për Watch Sport, që thuhet se është 60% më jetëgjatë se alumini i përdorur për iPhone 6. Apple më në fund do të rrisë cilësinë e kamerave, ku nga 8 megapiksel, do ta çojë në 12 megapiksel. Gjithsesi edhe 12 është inferiore ndaj rivalit kryesor Samsung Galaxy i cili vitet e fundit ka dalë me 16 megapixel.

iPhone i ardhshëm pritet të jetë më i gjerë dhe më i gjatë me nga 0.15 milimetra në krahasim me iPhone 6. Gjithashtu, celulari i ri i Apple do të jetë edhe më i trashë për 0.2 milimetra. Ndryshimi më i madh pritet me “force touch”, një teknologji e re e “touch”-it që është aplikuar për herë të parë në Apple Watch.

Pritet që për herë të parë, përdoruesit të kenë një iPhone rozë. Eksperti thotë se Apple do të përdorë një ngjyrë të re dhe kjo do të jetë ajo rozë. Gjithashtu, pritet që të ketë ndryshime të ngjyrave aktuale. Sipas Kuos, ngjyra ari do të anojë më tepër nga e verdha, si dhe grija e hapur, pritet të bëhet më e mbyllur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-risite-e-iphone-qe-del-ne-shtator/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala