Këto janë pikat për seancën e ardhshme plenare

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendi të Kosovës mbledhjen e ardhshme e ka caktuar të martën me 10 nëntor, me fillim në orën 16:00, njofton Klan Kosova.

Në rendin e ditës janë 28 pika, të cilat parashikohet të procedohen për seancën e ardhshme plenare.

Ato fillojnë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe kohën për pyetje parlamentare.

Kurse në pikat e rendit të ditës nuk parashikohet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin për vitin e ardhshëm, i miratuar pra ca ditësh nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa në pikat 17, 18 dhe 19, parashihet emërimi i një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës, Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

Përkundër planifikimit të sancës së ardhsme planer dhe caktimit të pikave, opozita ka ripërsëritur se nuk do të lejojë mabjtjen e seancës dhe do ta bllokojë atë në qoftë se tentohet zhvillimi i saj, njofton Klan Kosova.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës së Kryesisë:

R e n d i  i  d i t ë s

 Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme

Përgatitjet për seancën plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
Emërimi i një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

Shqyrtimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës,  Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:

1. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për

gjashtëmujorin e parë të vitit 2015,

Kërkesa për lejimin e udhëtimit zyrtar në Shqipëri,
Njoftimi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në

sesionin e 60-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, në Norvegji, prej 9-b

13 tetor 2015,

Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

lidhur

me vizitën zyrtare të realizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, prej 15-16 tetor 2015,

Njoftimi i katër (4) deputeteve të Kuvendit lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në

ShBA, prej 28 shtator deri më 9 tetor 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-pikat-per-seancen-e-ardhshme-plenare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala