Këto janë kushtet dhe pagesat për legalizim të objekteve

Autori:Avdyl Pajaziti

Afati i aplikimit për legalizim të objekteve pa leje, ka përfunduar me 11 qershor. Por, procedurat tjera pritet të zgjasin deri në shkurt të vitit 2017.

Sipas Fadil Maxhunit, zyrtar për komunikim publik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapërsinor, në bazë të ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje, nga pagesa do të lirohen shtëpitë individuale me sipërfaqe deri në 100 metra katrorë, ndërsa skema sociale do të përfitojë nga pagesa deri në sipërfaqe prej 400 metra katrorë.

“Në bazë te ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, taksa për leje te legalizimit është ajo e njëjta me taksen administrative për leje te ndërtimit. Nga taksa për leje te legalizimit lirohen shtëpitë individuale me sipërfaqe deri ne 100 m2, përfituesit e skemës sociale dhe objektet bujqësore me sipërfaqe deri ne 400 m2 (metër katror)”, ka sqaruar Maxhuni për Indeksonline.

Ai ka thënë se të gjitha objektet pa leje të ndërtuara deri me 30 gusht 2013 duhet t`i nënshtrohen procesit të legalizimit, pa marr parasysh se sa kohë para kësaj date janë ndërtuar.

Faza për aplikim e përmbyllur me 11 qershor do të vazhdojë me fazën tjetër, atë të dorëzimit dhe shqyrtimit të aplikacioneve, e cila do të gjasë deri me 16 mars të vitit 2016.

“Faze e regjistrit te ndërtimeve pa leje ka përfunduar me 11 qershor, 2015, ndërsa faza e dorëzimit te aplikacioneve dhe shqyrtimit te tyre do te zgjas deri me 16 Mars, 2016. Ndërsa i gjithë procesi i legalizimit duhet te përfundoj 3 vite pas hyrjes ne fuqi te këtij Ligji (deri me 05.02.2017)”, ka sqaruar më tej Maxhuni për Indeksonline.

Sipas Maxhunit, këto kritere janë të përcaktuara në Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje Nr.04/L-188 dhe UA nr.18/2014 për kërkesat themelore te shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-kushtet-dhe-pagesat-per-legalizim-te-objekteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala