Këto janë çmimet e naftës sot në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas rënies së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare edhe në Kosovë çmimet kanë pësuar rënia. Sot në të gjitha pikat e shitjes se karburanteve në “Petrol Company” çmimi për një litër është 0.86 cent ndërsa benzina 0.90 cent.

Ulje të çmimeve të derivateve të naftës ka edhe thuajse në të gjitha kompanitë tjera. Në përgjithësi çmimet sillen nga 0.86 cent 0.90 për litër nafte dhe nga 0.90 deri në 0.95 cent benzina.

Ulja ka ardhur si rezultat i rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por pronaret e këtyre bizneseve thonë se nuk mund të këtë rënie me të theksuar edhe për shkak të ngarkesave doganore dhe akciza.

Në “IP Petrol” kanë treguar se sot një litër naftë është duke u shitur me 89 centë ndërsa një litër benzinë 92 centë.

Kurse në “Hib Petrol” kanë thënë se një litër naftë është shitur 89 centë ndërsa benzina 92 centë për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ditë me parë ka thënë se aktualisht në Kosovë çmimet e naftës janë 0.88 euro për litër ndërsa benzina 0.92 euro për litër.

“Sa herë që ka pas në berëz lëvizje të dollarit ka pas edhe lëvizje të derivateve. Por sipas OPEC-ut kuota e prodhimit është e lartë dhe ky prodhim e mundëson rënien e çmimit të derivateve në tregje botërore ku njëherit ka rënie të çmimit edhe te ne në Kosovë. Çmimet aktuale të naftës në vend i kemi pasur vetëm para dhjetë viteve”, ka thënë Berjani.

Berjani thekson se mungesa e rafinerisë dhe konsumi jo i madh ka bërë që të ketë lëvizje të çmimeve të naftës dhe derivateve të saj. “Duhet ta dimë se Kosova është një treg i vogël ku brenda 24 orëve shpenzon 1.5 milion litra dhe nuk kemi rafineri apo rregullator të çmimit – ne jem tregtar, dora e tretë. Por tregu i Kosovës me derivate është ma i liri qytetarët në Kosovë furnizohen me çmimin më të lira në rajon”, tha Berjani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-cmimet-e-naftes-sot-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala