Këto janë 7 risit e Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook sjell ndryshime të tjera përsa i përket caktimit të eventeve në këtë rrjet social. Shumë prej nesh kanë planifikuar që nga darkat e vogla me miqtë deri tek protesta masive, apo koncerte festive në Facebook, duke lajmëruar sa më shumë njerëz. Sipas faqes që publikon të rejat e teknologjisë, Mashable, janë pikërisht shtatë ndryshime të reja.

Menaxheri i Facebook Events, Aditya Koolwal, rrëfen për Mashable disa të reja që skuadra e tij  është duke punuar aktualisht. Më herët Koolwal ka punuar në skuadrën e Facebook News Feed, para se të transferohej në sektorin e Events, në vitin 2013. Ai nuk tregon se kur do të ndodhin saktësisht këto ndryshime.

Por tradicionalisht, Facebook shpenzon disa javë për të testuar dhe përcaktuar të rejat, me një nëngrup përdoruesish, para se të bëhen ndryshime për të gjithë. Përkthimet? Do të vijnë shumë shpejt, disa prej tyre që këtë vit. Ja shtatë të rejat:

1. Më shumë evente në News Feed-in tuaj;

2. Më shumë rekomandime për evente në News Feed;

3. Më shpërndani evente edhe në mesazhe (Messenger);

4. Integrim rigoroz me Messenger;

5. Të ftosh në një event dhe persona që nuk janë në Facebook;

6. Konfirmimi i marrjes së një ftese për evente private;

7. Një aplikacion për evente të pavarura (plan në perspektivë i Facebook).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-jane-7-risit-e-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala