Këto do të jenë kërkesat në protestën kundër shkarkimit të rektorit Zejnullahu

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në ora 11:00, është paralajmëruar një protestë kundër shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu, shkarkim i cili u krye dje nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Kjo protestë është iniciuar nga një grup qytetarësh përmes një iniciative të nisur në rrjetin social Facebook, të cilës i janë bashkangjitur mijëra përkrahës, deri tani rreth 15 mijë.

Rron Gjinovci, pjesëtar i shoqërisë civile, në profilin e tij në Facebook, ka renditur edhe kërkesat që do t’i kenë sot protestuesit:

  1. Kthimi i rektorit në postin e tij
  2. Shkarkim i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë
  3. Shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës
  4. Ndryshimi Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike
  5. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keto-do-te-jene-kerkesat-ne-protesten-kunder-shkarkimit-te-rektorit-zejnullahu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala