Këta 10 gjyqtarë i emëroi sot presidentja

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka emëruar dhjetë gjyqtarë të rinj të cilët do të mbajnë sistemohen Brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, duke filluar nga Gjykata Supreme e deri tek gjykatat e apelit.

Sipas një njoftimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, këto emërime presidentja i ka bërë duke u bazuar nga propozimet që më herët i kishte bërë ky këshill, raporton lajmi.net.

Kandidatët e emëruar janë si në vijim:

Muhamet Rexha – gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Beshir Islami – gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Mahir Tutuli – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Hava Haliti – gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Albert Zogaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Isa Shala – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nehat Idrizi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qerim Ademaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Rafet Haxhaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Fejzullah Rexhepi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ketha-10-gjyqtare-i-emeroi-sot-presidentja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala