Këtë vit s’ka ligj për Trepçën

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës nuk do ta procedoj këtë vit strategjinë dhe projektligjin për gjiganti metalurgjik Trepça në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se në janar të këtij viti është premtuar se brenda pesë muajve deputetët do ta kenë para vetës për ta shqyrtuar.

Deputetët e pozitës po e presin strategjinë dhe projektligjit për Trepçën, ashtu siç kishte premtuar Qeveria. Por, opozita e quan lojë politike mos procedimin e strategjisë dhe projektligjit për Trepçën në Kuvend nga ana e Qeverisë.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi në një përgjigje elektronike për KosovaPress-in, tha se janë në fazën e konsultimeve rreth orientimit të strategjik të Trepçës. Mirëpo, gjithçka rreth Trepçës do të vendoset vitin e ardhshëm, kur edhe do t’i kenë strategjinë, ligjin dhe koston financiare.

Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Beqaj beson se Qeveria është duke hartuar strategjinë dhe projektligjin për Trepçën, sepse Kuvendi është në pritje të këtij projektligji për ta rregulluar statusin e gjigantit metalurgjik.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca thotë për KosovaPress së janë në pritje të projektligjit për Trepçën të cilin Qeveria në fillim të këtij viti ka premtuar të dërgoj në Kuvend brenda pesë muajve.

Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Pal Lekaj ka akuzuar Qeverinë se po bënë lojë puro politike duke premtuar që për pesë muaj do të sjell në Kuvend strategjinë dhe projektligjin për Trepçën, por që nuk duket askund në horizont.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kete-vit-ska-ligj-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala