Këtë vit më shumë misër dhe shumë para nga shteti

Misri, apo kollomoqi, siç njihet në popull, duket të jetë një nga prodhimet që po rritet. Fermerët kanë shprehur sivjet më shumë interesim për ta kultivuar. Dhe duke parë potencialin e tij dhe interesimin e tyre edhe shteti ka rritur përkrahjen.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2014 janë mbështetur me subvencione 5 413 fermerë, me rreth 1.2 milionë euro.
Në vitin 2015 janë rreth 8310 aplikues me sipërfaqe totale prej 20.987.00 ha, ende nuk dihet shuma e cila do të paguhet për këtë vit, por të planifikuara janë tashmë 2.7 milionë euro./Gazeta Fjala/.
Viti 2014
Misër kokërr 35664
Misër me fasule 10667
Misër i gjelbër 6729
Gjithsejtë 53060
Viti 2015
Misër kokërr 33870
Misër me fasule 13348.3
Misër i gjelbër 10390.5
Gjithsejtë 57608.8