Këtë vit hapen mbi 2500 vende të reja pune në bujqësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ai ka folur për procesin e deritanishëm të programit, si për grante ashtu edhe për subvencione.

Krasniqi tha se miliona euro tashmë janë dhënë për fermerët në pjesën e subvencioneve dhe pritet që pas fazave të kontrolleve në terren të nisin edhe realizimet e granteve.

Ai tha se ka ende mjaft sfida në bujqësi, dhe në implementim të programeve sepse ende nuk janë kapacitetet e nevojshme në ministri dhe Agjenci për Zhvillimin e Bujqësisë. Krasniqi tha se po bëhen përpjekje që të rritet stafi në AZHB përmes ministrive të tjera, pasi bëhet fjalë për mbi 40 mijë lëndë e kontrolla në terren që duhen kryer dhe kjo kërkon angazhim të lartë të njerëzve në mënyrë që projektet vërtetë të japin rezultate.

Ministri Krasniqi, tha se me investimet nga MBPZHR-ja do të rritet prodhimi dhe do të hapen vende të reja të punës. Në këtë drejtim ai përmendi se planifikohet se me grantet e MBPZHR-së të hapen rreth 2500 vende të reja të punës.

Ai duke folur për sfidat në sektorin e qumështit, tha se kërkesat e qumështarëve tani për tani nuk janë të fushës së përgjegjësisë së MBPZHR-së, pasi kanë të bëjnë me tregun.

 

Gjithsesi ai shtoi se ky sektor është më i mbështeturi deri më tani në bujqësi, me rreth 40 milionë euro që nga viti 2008.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kete-vit-hapen-mbi-2500-vende-te-reja-pune-ne-bujqesi-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala