Këtë muaj lëshohet në qarkullim një pjesë e autostradës drejt Shkupit

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga mesi i këtij muaji pritet të futet në përdorim një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit, raporton KTV.

Punimet e fundit janë duke u kryer në Prishtinë, në pjesën ku disa rrugë magjistrale pritet të kenë qasje në autostradë.

Zyrtarë të konsorciumit “Bechtel&Enka” thonë se kjo pjesë e autostradës është dashur të hapet shumë më herët, por për shkak të vonesave në transferimin e disa familjeve, janë vonuar punimet.

Punimet e vrazhda kanë arritur deri në Komunën e Ferizajt, përderisa pjesa e asfaltuar tashmë ka mbërritur tek udhëkryqi i Lipjanit.

Megjithatë, ende nuk është zgjidhur deri në fund pjesa nga Kaçaniku deri në kufi me Maqedoninë.

Sipas kompanisë ndërtuese, është duke u finalizuar dizajni me të cilin do të kursehen në maksimum shtëpitë, tokat e punueshme, lumenjtë dhe hekurudhat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kete-muaj-leshohet-ne-qarkullim-nje-pjese-e-autostrades-drejt-shkupit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala