Këtë javë nuk ka protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Opozita është ende e pavendosur për datën e protestës së dytë kundër “kapjes së shtetit”.

Përveç paralajmërimeve se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave, tri subjektet opozitare, “Vetëvendosje”, AAK dhe Nisma nuk kanë treguar se kur mbahet marshi i radhës, pas skadimit të ultimatumit dyjavor për Qeverinë.

Nga burime jozyrtare, gazeta merr vesh se këtë javë nuk pritet të ketë protestë, përcjell Koha.net. Në anën tjetër, Ekzekutivi vazhdon të jetë rehat, duke mos iu përgjigjur ultimatumeve të opozitës.

Megjithëse i vlerësojnë të arsyeshme kërkesat e opozitës, analistët thonë se është vështirë të binden qytetarët për të protestuar, shkaku i së kaluarës së dy subjekteve që po kërkojnë ndryshim – AAK-së dhe Nismës për Kosovën,  shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë opozita ka paralajmëruar se do ta shtojë presionin ndaj Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, për të cilat protestuan më 18 prill.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kete-jave-nuk-ka-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala