Këtë javë do t’i kthejnë 2 aeroplanë me azil nga Gjermania

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasada gjermane në Tiranë ka deklaruar se këtë javë në vendin tonë do të mbërrijnë nga Gjermania dy avionë charter me azilkërkues shqiptarë. Ditën e mërkurë dhe të enjte priten që të mbërrijnë në Shqipëri dy avionë.

Të mërkurën, më 12.08.2015, ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar.

Të enjten, më 13.08.2015, ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.

“Nuk ka azil ekonomik dhe ata që janë do të kthehen, ndërsa shpenzimet për kthim do të bëhen nga vetë azilkërkuesit”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Më tej, në njoftimin e ambasadës thuhet:

“Në Gjermani nuk ka azil ekonomik! Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kete-jave-do-ti-kthejne-2-aeroplane-me-azil-nga-gjermania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala