Këta janë 71 zyrtarët publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë (FOTO)

Shtatëdhjetëenjë zyrtar të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë.
Kurse katër zyrtar tjerë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë kanë dhënë arsyet objektive të mos deklarimit,(gjenden jashtë vendi për shërim ose janë në paraburgim).
Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%.
Vitin e kaluar vetëm dy zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, ndërkohë që pati shënuar deklarimin në nivelin më të lart që nga viti 2007.Mirëpo këtë vit ka një rritje të mos deklarimit.Drejtori I Agjencisë z. Hasan Preteni tha se kjo rritje e mos deklarimit mund të jetë rezultat i mos sanksionimit nga ana e gjykatave.
“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit. Mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingllon më negative. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtar në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar është fakti i mos sanksionimit nga ana e gjykatave”, tha z Preteni.