Këta janë të plagosurit mbrëmë te “Sekiraqa”

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë sonte mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Indeksonline merr vesh se të plagosurit janë Arben Krasniqi dhe Ardian Mazreku, ndërsa i dyshuari që i ka plagosur është Fahri Qeli.

Plagosja ka ndodhur në një lokal të lojrave të fatit në lagjen Dardania në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Indeksonline ka raportuar mbrëmë për këtë gjuajtje me armë ku e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me date 07.11.2015 rreth ores 20:02 mbrapa lokalit Sekiraqa është raportuar një gjuajtje me armë ku të lënduar janë dy persona meshkuj njëri i viti të lindjes 1981 dhe tjetri 1989”,ka thënë mbrëmë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha për Indeksonline.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-te-plagosurit-mbreme-te-sekiraqa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala