Këta janë sportistët e Kosovës në Rio 2016

Autori:Zekirja Shabani

Kosova, ka dy sportistë në Rio që shkojnë me normë olimpike, gjë që shumë shtete nuk mund ta arrijnë. Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në sportin e xhudos në kategorinë 52 kilogram dhe paraqitja e saj pritet të jetë më datën 7 gusht. Sportistja e dytë me normë olimpike është Nora Gjakova, në sportin e xhudos, në kategorinë 57 kilogramë, e cila do të paraqitet me 8 gusht.

Përveç Kelmendit e Gjakovës, Musa Hajdari do të merr pjesë në atletikë në vrapimin 800 metra, ndërsa Viona Kryeziu, po ashtu në atletikë, në disiplinën 400 metra.

Në sportin e notit, Lum Zhaveli do të marrë pjesë në disiplinën 50 metra, stil i lirë, ndërsa Drita Zeqiri, merr pjesë në disiplinën 100 metra në shpinë.

Në Lojëra Olimpike do të marrë pjesë edhe Urata Rama, në sportin e shenjtërisë, ndërsa çiklisti Qëndrim Guri, do të paraqitet më 7 gusht.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një prezantim të suksesshëm në Lojëra Olimpike Rio 2016, të cilat do të fillojnë më 5 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 21 gusht.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë të martën se kjo ngjarje është historike, pasi Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike. Ai tha se është bërë një punë dhe angazhim i madh që sportistët tanë të paraqiten sa më mirë atje dhe shtoi se natyrisht synojnë edhe për medalje./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-sportistet-e-kosoves-ne-rio-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala