Këta janë pjesëmarrësit në dialogun me Serbinë në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, është duke qëndruar në Bruksel me ç ‘rast po udhëheqë grupet punuese në kuadër të dialogut të Brukselit që po zhvillohen në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin.

Delegacioni i Republikës së Kosovës për çështjen e asociacionit udhëhiqet nga ministrja Edita Tahiri dhe ka në përbërje: Blerim Shala, koordinator politik i dialogut, Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i MAPL-së si dhe Agron Maxhuni dhe Rozafë Ukimeraj nga MAPL.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes së telekomit janë edhe Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres dhe koordinator i çështjes, Ekrem Hoxha, koordinator i grupit të ekspertëve dhe kryetar i Bordit i ARKEP-it, Ilir Imeri, shef i departamentit të komunikimeve elektronike në ARKEP dhe Mehdi Latifaj, drejtor teknik në PTK. Ndërsa në grupin për energjinë është Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it.

Kurse në grupin punues për urën e Mitrovicës janë: Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres dhe koordinatore e çështjes, Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH-së, Agim Bahtiri, kryetar i komunës jugore të Mitrovicës dhe Rashit Qalaj, drejtor i operatives në Policinë e Kosovës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-pjesemarresit-ne-dialogun-me-serbine-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala