Këta janë personat që humbën jetën në aksidentin e Dollcit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një aksident të rëndë komunikacioni dje në Dollc të Klinës për të cilin ka raportuar “Infokusi”, kanë humbur jetën tre persona. Viktimat e këtij aksidenti janë pronari i Kompanisë “Riza Comerce”, Riza Haziraj nga fshati Tërrdevc i Drenasit dhe dy punëtorët e tij, Labinot Rexhepaj vëlla i tre të zhdukurve gjatë luftës nga Fshati Zaberxhë e Klinës dhe Agim Salihaj po nga fshati Zabërxhë e Klinës.

Gjatë këtij aksidenti të lënduar kanë mbetuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse njëri nga ta është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Varrimi i tre të ndjerëve pritet të bëhet sot në orët e pasditës në fshatrat e tyre të lindjes./Infokusi.com/

Te vdekurit

 
1234

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-personat-qe-humben-jeten-ne-aksidentin-e-dollcit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala