Këta janë personat më të kërkuar në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka raportuar për rastet ku janë kryer krime nga më të ndryshmet.

Sikurse në çdo vend të botës, edhe Kosova nuk është imune ndaj personave të cilët paraqesin rrezikshmëri për cenimin e sigurisë dhe rendit.

“Policia e Kosovës ka informuar publikun rregullisht permes medieve te shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitetet dhe operacionet e rëndësishme policore duke përfshirë edhe arrestimet e personave të kërkuar apo atyre që ende provojnë t’u fshihen organeve të drejtësisë”, ka thënë për lajmi.net Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, me qëllim informimin e saktë të qytetarëve të Kosovës, janë bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, personat të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim ose ende mbeten të pa indentifikuar, raporton lajmi.net.

Disa persona që ende mbeten të pa identifikuar por që shihen në fotografitë e publikuara nga policia, vazhdojnë të kërkohen  si të dyshuar se kanë të bëjnë me rastin e revistës Kosovo 2.0, ku u pengua promovimi i kësaj të fundit, ngjarje kjo që ndodhi me 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

fotooo foto

Personat e pa identifikuar në rastin “Kosovo 2.0″

Ndërsa tetë të tjerët që dyshohet të kenë kryer vepra penale dhe që ende gjenden në arrati janë këta : Radomir Kasalovic nga Zubin Potoku, i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Po për të njëjtin rast, ka urdhër arrest për Dusan Jovanovic nga Mitrovica si dhe Ratomir Bozovic i njohur për nofkën  “ Dude” nga Zubin Potoku.

Radomir
Radomir Kasalovic

 

Dusan
Dusan Jovanovic

 

Ratomir
Ratomir Bozovic

Në mesin e personave të dyshuar për vepër penale të vrasjese nga neni 147 të KPK, kërkohet edhe Brainslav Rakic.

Branislav
Brainslav Rakic

Një tjetër i dyshuar për vrasje të rëndë që gjendet në arrati është edhe Petri Salihu nga fshati Druar të Vushtrrisë.

Petri
Petri Salihu

Korab Zogjani nga fshati Halilaq i Fushë Kosovës, kërkohet si i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe për posedim të pa autorizuar të armëve. Për vrasje të rëndë, kërkohet qëe nga viti 2007 edhe Agron Ramadan Kryeziu nga fshati Pagarushë të Malishevës por me banim në Prizren. Dhe i fundit por jo më pak i rëndësishmi për policinë e Kosovës, është edhe Ilir Avdullahu nga Prishtina që kërkohet nën akuzën për sulm ndaj policit.

Korab
Korab Zogjani

Agron
Agron Ramadan Kryeziu

 

Ilir
Ilir Avdullahu

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, një nga detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë janë edhe parandalimi dhe zbulimi i veprave penale dhe kryesve të veprave penale, prandaj sipas tij Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në realizimin e detyrave dhe pergjegjësive të saj në funksion të zbatimit të ligjit dhe krijimit një ambient të sigurt për të gjithë. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-personat-me-te-kerkuar-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala