Këta janë nënkryetarët e rinj të LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me propozimin e kryetarit Isa Mustafa, ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.
Në këtë mandat, nënkryetarë do të jenë, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova. Ndërkohë, sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pritet që edhe dy nënkryetar të zgjedhën në shtator.
Kurse Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së është zgjedhur Ismet Beqiri.
Votimi është bërë i hapur me ngritje dore.
Vend në kryesi nuk ka arritur të zë Vjosa Osmani e Arben Gashi që nuk janë parë fare në mbledhje.