Këta janë njerëzit e afërt të PDK-së të emëruar anëtar të Bordeve të NP-ve

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy javë më parë Qeveria e Kosovës miratojë emrat e anëtarëve të rinj të bordeve të Ndërmarrjeve Publike (NP), duke i vendosur kryesisht njerëzit lojal të koalicionit qeverisës.

I pari që u rehatua ishte Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, që u emërua anëtar i bordit të “Ibër Lepencit”.

Naser Canolli është emëruar në bordin e Aeroportit të Gjakovës, që është drejtor i Gazetës Zyrtare pranë zyrës së kryeministrit. Canolli po ashtu ishte anëtarë i PDK-së, ku në rrjetin social Facebook ka të shpërndara fotografi ku merr pjesë nëpër aktivitetet zgjedhore të kësaj partie.

Naser Canolli dhe Agim Çekun në fushatën zgjedhore të PDK-së

Në bordin e Postës së Kosovës, PDK-ja ka rehatuar edhe një ish zyrtarë të saj. Rushan Ceka që tash është emëruar anëtar i në Postën e Kosovës, ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Kaçanikut, ndërsa tash partia nuk e ka harruar duke ia bërë një vend.

PDK-ja është kujdesur edhe për një anëtarë të saj, Nuri Bahtjari, që ishte kandidat për asambleist në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet e fundit lokale, ku e ka rehatuar në bordin e Aeroportit të Gjakovës, raporton Indeksonline.

Bahtjari ishte bashkë me ish- kandidatin e PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku, ku tërë fushatën e kishte punuar për PDK-në, ku në fund doli partia e tretë.

Nuri Bahtjari kur ishte kandidat për asambleist për Prishtinën nga PDK-ja

Emërimet familjare nëpër borde nuk i ka bërë vetëm LDK-ja, këtë e ka praktikuar edhe PDK-ja. Në bordin e Hekurudhave të Kosovës “InfraKos” është emëruar edhe e bija e funksionarit të lartë të PDK-së dhe ish deputetit Fatmir Xhelilit, Fëllënza.

PDK-ja ka vazhduar t’i shpërblen anëtarët e vet nëpër borde. Në bordin e “InfraKos”-it është emëruar dhe Nexhat Dedia që ishte kandidat për asamblenë komunale në Mitrovicë.

Nexhat Dedia anëtarë i PDK-së që është emëruar në bordin e “InfraKosit”

Ndryshe PDK-ja dhe LDK-ja kanë marr kritika të ashpra nga shoqëria civile për emërimet partiake dhe familjare që i kanë bërë nëpër borde të kompanive publike.

Ishte vetë Isa Mustafa, para se të bëhej kryeministër, që kishte kritikuar partinë që e ka në koalicion për emërime politike dhe familjare nëpër borde, mirëpo kur ai erdhi në krye të Qeverisë e bëri të njëjtën.

Që nga pas lufta bordet e kompanive publike janë shfrytëzuar për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve, ndërsa shumica e bordeve janë treguar të dështuara në kryerjen e punëve që u janë deleguar./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-njerezit-e-afert-te-pdk-se-te-emeruar-anetar-te-bordeve-te-np-ve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala