Këta janë miqtë që Mimoza Kusari i kishte “rehatuar” kur ishte ministre

Autori:Avdyl Pajaziti

Mënyra se si Mimoza Kusari- Lila kishte udhëhequr me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nuk ka tjetër epitet, përveç skandaloze.

Kusari- Lila sa ishte ministre përveç se kishte punësuar gjakovar me të madhe, ajo kishte bërë shkelje drastike në ligj duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.

Kusari- Lila sa ishte ministre që kishte futur në listë rezervë punëtorë me kualifikim, ndërsa kishte rekrutuar punëtorë të ri, kryesisht gjakovar dhe pa provojë të gjatë në punë.

Indeksonline ka arritur të gjej një list se gjatë kohës sa ajo ka udhëhequr me MTI-në ka punësuar gjithsej 35 zyrtarë, ku shumica prej tyre janë nga Gjakova, qyteti i lindjes i Kusari – Lilës.

Me të marr mandatin Mimoza Kusari- Lila kishte punësuar sekretare në ministri Eljana Naken, që e kishte asistente personale në Odën Ekonomike Amerikane.

Sekretarja e Kusari- Lilës nuk kishte asnjë ditë përvoj në punën e re që po e merrte, por Naka kishte intervenuar që edhe shoqen e ngushtë ta punësonte në ministrinë që tashmë kishte pozicion të fuqishëm.

Kusari- Lila kishte krijuar kundërligjshëm departamentin për Mallra Strategjike për ta rehatuar Zana Kotorrin, shoqen e Eljana Nakes, raporton Indeksonline.

Kusari- Lila kishte emëruar Blerim Ahmetin në Departamentin e Tregtisë, ku për dy vite ky departament kishte funksionuar me ushtrues detyre i drejtorit. Kusari- Lila përveç që kishte lënë për dy vite këtë dikaster me UD Ahmetin e kishte futur jashtëligjshëm në Fondin e Kuadrove.

Kusari-Lila ishte kujdesur që për cdo dikaster ta sillte njeriun e vet, që ta krijonte terrenin që t’i punësonte bashkëvendasit.

Në Agjencinë për Promovimin e Investimeve e kishte punësuar mikun e saj, Valdrin Lluka, që ishte nga Gjakova. Lluka tashmë është duke u hetuar për një sërë abuzimesh në institucionin që ai drejtonte.

Bëhet fjalë për keqpërdorimin 20 mijë euro që pasardhësi i Kusari- Lilës, Bernard Nikaj ia kishte ndarë OJQ-së “Jakova Inovation Center”,drejtor i së cilës ishte Valdrin Lluka, që i bie se ministri i kishte dhënë donacion nëpunësit.

Dallaveret nuk ndalen me kaq. Valdrin Lluka e kishte punësuar mikun e tij të ngusht, Agon Dula, duke e emëruar
Drejtor i Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit privat më datën 10 korrik të vitit 2015. Agon Dula është nga Gjakova dhe mik i ngushtë i Llukës.

Foto: Në ballë të tavolinës, Valdrin Lluka dhe në krahun e majtë të tij, miku i tij, Agon Dula

Kusari-Lila nuk ishte ndal së punësuari gjakovar sa ishte ministre. Më 17 korrik të vitit 2014 Kusari- Lila kishte punësuar Lulësim Gojanin Zyrtar në Laboratorin e Masës, Rrjedhës dhe Vëllimit. Normalisht Gojani është nga Gjakova.

Më 8 nëntor Kusari- Lila kishte punësuar një vendase tjetër në ministrin që drejtonte. Bëhet fjalë për Anita Sutaj, që ishte emëruar Zyrtar për marka tregtare.

Vend kishte në këtë ministri edhe për një vendase tjetër. Liridona Muhaxhiri nga Gjakova ishte punësuar në të njëjtën kohë me Anita Sutajn, po ashtu zyrtare për marka tregtare./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-miqte-qe-mimoza-kusari-i-kishte-rehatuar-kur-ishte-ministre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala